Kosova nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara

Nga Altin Gjeta

Asosacioni nuk është formulë për paqe të qëndrueshme, por më shumë një bargaining chip për Serbinë. Prandaj, Kosova do të jetë e detyruar ta themelojë Asosacionin, por duhen bërë përpjekje që ajo të miratojë variantin e vet të Bashkësisë së Komunave serbe. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bazë e mirë për këtë.

Plani Franko-Gjerman duket një paketë e dobishme për Kosovën sepse çon në njohjen de-fakto të saj nga Serbia. Për më tepër, arritja e një marrëveshje bazë mbi të ashtuquajturin plani Franko-Gjerman shtensionon situatën me Serbinë, dhe i hap rrugë njohjeve të reja të Kosovës, përfshi ndryshimin e qëndrimit ndaj pavarsisë së saj nga 5-shja e vendeve të BE. Greqia ka treguar se po lëviz tashmë nga pozicioni i saj ndaj Kosovës.

Njohja formale e pavarsisë së Kosovës nga Serbia, megjithëse e dëshirueshme, nuk është një skenar realist. Andaj, më me interes për Kosovën mbetet dalja nga izolimi ndërkombëtar dhe hapja e prespektivës Euro-Atlantike.

Latest articles

Related articles