Shqipëroi: z. Erton Duka.
{Por flamuri i Skuadrës Jorge do të kishte të bënte me shpërndarjen e fushatave të shpifjeve dhe lajmeve të rreme përmes një “ushtrie” profilesh false në rrjetet sociale. Vlerësohet se grupi mund të menaxhonte, deri më sot, të paktën tridhjetë mijë llogari të rreme, me të cilat do të mund të ndikonte në tendencat në rrjetet sociale dhe për rrjedhojë pjesërisht edhe vetë opinionin publik.}
Ata do të kishin ndikuar në të paktën 33 fushata presidenciale në mbarë botën, ashtu siç do të kishin një listë të pafund të figurave politike të hakuara ose ndaj të cilëve kishin nisur fushata fyese. Dhe kjo do të ishte vetëm një pjesë e punës së bërë vitet e fundit nga e ashtuquajtura Skuadra Jorge.
Një grup hakerash mercenarësh, me bazë në Izrael dhe që u shërbejnë “klientëve” nga të cilët dërgohen kërkesa për sabotazh politik.
Zbulimi i ekipit ishte rezultat i një investigimi gazetaresk të kryer nga disa gazeta ndërkombëtare. Disa reporterë arritën të depërtojnë në organizatë dhe të ekspozojnë punën e tyre. E vërteta që u shfaq është ajo e fushatave të planifikuara denigruese, veçanërisht përdorimi i platformave sociale dhe “hakimi klasik” i emaileve dhe profileve në internet.
Vetë anëtarët e ekipit Jorge mburreshin me rezultate të tilla të bujshme.
Dhe kjo shkakton edhe maturi: Duke qenë gazetarë të klientëve të rremë, ka mundësi që shumë detaje të jenë theksuar për t’u shitur shërbimet e tyre. Në çdo rast, hetimi na ka lejuar të hedhim dritë mbi një botë që ende nuk është zbuluar.
Aktivitetet e Skuadrës Jorge.
Gjithçka filloi korrikun e kaluar. Tre gazetarë pretenduan se ishin klientë të kualifikuar të Team Jorge. Një emër i njohur në thellësi të internetit dhe botës së sigurisë. Gazetarët në fjalë i përkasin Radio France, gazetës izraelite Haaretz dhe TheMaker.
Pasi kontaktuan me hakerët, ata u thanë se punonin për një agjenci afër një shteti afrikan të paspecifikuar.
Synimi i tyre fals prej klientësh të rrremë ishte shtyrja e zgjedhjeve në këtë vend.
Nga korriku deri në dhjetor, gazetarët zhvilluan disa takime në internet me përfaqësues të ekipit. Pikërisht në këto raste janë renditur një sërë “suksesesh” të grupit. Nga shtyrja e disa konsultimeve në vende të paqëndrueshme, te ndotja e debatit politik nëpërmjet boteve, profileve false dhe shpërndarjes virale të postimeve që synojnë të ndikojnë në opinionin publik.
Si ndikon Skuadra Jorge në politikë?
Gjatë takimeve, të gjitha të regjistruara nga klientët fals, u shpjegua mënyra e veprimit të Skuadrës. Aktiviteti i parë do të ishte ai i hakerimit. Asgjë ndryshe nga situatat e tjera të hasura tashmë në të kaluarën. Profilet e postës dhe ato sociale do të fshiheshin dhe shkeleshin. Në këtë mënyrë do të merreshin informacione konfidenciale dhe do të kërkoheshin elementë kompromentues për të nisur një fushatë shpifjeje.
Sipas asaj që doli nga hetimi, mijëra llogari do të ishin hakuar brenda pak vitesh. Jo vetëm ato sociale, por edhe Gmail dhe Telegram.
Aktiviteti aktual i hakerimit do të shoqërohej më pas me atë kohë për të prodhuar lajme të rreme ose për të krijuar situata turpi.
Pasi hynin në llogaritë e ndryshme, anëtarët e grupit lëshonin njoftime të rreme për shtyp, me të cilat komprometonin pozicionin e një politikani apo institucioni.
Duke vepruar kështu, grupe të tëra politike do të ishin destabilizuar ndër vite dhe do të ishin përfshirë në ngjarje komprometuese.
Ndonjëherë, Skuadra do të vepronte edhe në nivelin privat të viktimave.
Në të vërtetë, në Guardian, një gazetë që në orët e fundit i ka dhënë rëndësi të madhe hetimit, është rrëfyer një episod që lidhet me një eksponent politik të paspecifikuar të rëndësishëm.
Një lodër seksi do të ishte dërguar me korrier në shtëpinë e tij me qëllim që ta bënte gruan e tij të besonte ekzistencën e një lidhjeje jashtëmartesore.
Një shenjë se si grupi, për të arritur qëllimin e tij, nuk do t’i linte asgjë rastësisë.
Përdorimi i sistemit Aims.
Por flamuri i Skuadrës Jorge do të kishte të bënte me shpërndarjen e fushatave të shpifjeve dhe lajmeve të rreme përmes një “ushtrie” profilesh false në rrjetet sociale. Vlerësohet se grupi mund të menaxhonte, deri më sot, të paktën tridhjetë mijë llogari të rreme, me të cilat do të mund të ndikonte në tendencat në rrjetet sociale dhe për rrjedhojë pjesërisht edhe vetë opinionin publike.
E gjithë kjo do të ishte e mundur falë sistemit Aims, akronimi i Advanced Impact Media Solutions.
Me këtë platformë të veçantë, qindra llogari të rreme mund të krijohen në sekonda. Llogaria e aftë për të mos ngjallur dyshime në sytë e një përdoruesi të zakonshëm. Në fakt, emrat dhe fytyrat e krijuara nga hiçi lidhen me profile të ndryshme më pas të vendosura në të gjitha rrjetet sociale më të rëndësishme. Në këtë mënyrë, kushdo që dëshiron të verifikojë vërtetësinë e një profili të caktuar nuk do të kishte asnjë dyshim.
Një shembull tjetër u raportua gjithashtu në Guardian.
Ky është rasti në lidhje me një fushatë shpifjeje të porositur nga Skuadra Jorge kundër Zyrës së Komisionerit të Informacionit (ICO) të Mbretërisë së Bashkuar. Ndër komentet për një histori që lidhet me ICO-në, është edhe ai i një përdoruesi të Twitter-it të quajtur Canaelan. Komenti është fuqishëm negativ kundër organit britanik. Kushdo që e ka lexuar mund të ketë përshtypjen e një mendimi të shprehur nga një person real. Në fakt, duke shoshitur murin e tij Canaelan, ka lajme mbi basketbollin, postime në Premier League dhe ndarje lajmesh të llojeve të ndryshme.
Për disa ditë pasuan komente të tjera kundër ICO-së. Gjithashtu duke përfshirë dyshimet për ryshfet, korrupsion dhe lidhje me të djathtën ekstreme. Canaelan dhe shumica e përdoruesve që kanë komentuar këto ditë, sipas Guardian, janë bote të krijuar nga Aims. Skuadra Jorge arriti kështu të ngrejë bujë mediatike kundër ICO-së, duke favorizuar klientin e saj.
Tal Hanani, ish-agjenti izraelit në krye të grupit.
Tre gazetarët, duke vepruar si klientë të rremë, në një moment të caktuar donin (dhe mundën) të takoheshin personalisht me grupin. Më pas ata arritën në Modi’in, një qytet që ndodhet në gjysmë të rrugës midis Tel Avivit dhe Jerusalemit. Këtu ekipi ka bazën e tij dhe këtu ishte i pranishëm, në momentin e ardhjes së klientëve fals, ai që pretendonte të ishte kreu i grupit. Ky është Tal Hanani, një ish-anëtar i shërbimeve izraelite të sigurisë. Ai shkon me pseudonimin Jorge, duke i dhënë kështu emrin të gjithë grupit.
Gazetarët arritën të filmonin në fshehtësi takimin me Hanan.
Doli një video pesë minutëshe e publikuar në Guardian, në të cilën vetë ish-agjenti shpjegon mënyrëne veprimit të (modus operandi) të ekipit të tij.
Ai shpjegoi, ndër të tjera, se jo të gjithë atje janë izraelitë. Dhe mbi të gjitha, që nuk jenë të punësuar në një agjenci të caktuar sigurie. Përkundrazi, ata që punojnë në Modi’in janë hakerë mercenarë, si dhe menaxherë të mediave sociale dhe specialistë të tjerë të dezinformimit.
“Për momentin jemi të përfshirë në një zgjedhje në Afrikë, kemi një ekip në Greqi, një në Emiratet e Bashkuara Arabe – tha Hanan në video – Kemi ndikuar në 33 fushata presidenciale, në 27 prej tyre kemi qenë të suksesshëm”. Se cilat ishin zgjedhjet në fjalë nuk u saktësua. Por nga qëndrimi i tij dukej i sigurt për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ai gjithashtu specifikoi shifrat që zakonisht kërkohen nga grupi. Ato variojnë nga gjashtë deri në 15 milionë dollarë dhe është gjithashtu e mundur të paguhet në kriptovaluta. Në publikimin e hetimit, Guardian specifikoi gjithashtu se kishte kontaktuar Hanan. Pak detaje dolën, gazeta angleze deklaroi se kreu i SKuadrës Jorge mohoi çdo lloj keqbërjeje.
Aty ku vepronte Skuadra Jorge.
Për momentin është e vështirë të konstatohet vërtetësia e fjalëve të Hananit dhe anëtarëve të skuadrës së tij. Prandaj, po aq e vështirë për të verifikuar se cilat zgjedhje janë ndikuar nga hakerat, në cilat fushata elektorale është ndërhyrë dhe cilat fushata shpifëse në të cilat ekipi Jorge ka pasur në të vërtetë dorë.
Ka gjurmë të punës së grupit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2015 në Nigeri. Këtu ekipi dyshohet se ka bashkëpunuar me Cambridge Analytica, një kompani e implikuar në skandalin e mbledhjes së të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook për të ndikuar në fushatat elektorale në Shtetet e Bashkuara. The Guardian raportoi për disa emaile të shkëmbyera midis anëtarëve të Skuadrës Jorge dhe Cambridge Analytica-s. Qëllimi i përbashkët ishte që Goodluck Jonathan të rizgjedhohej. Dy kompanitë, siç thuhet nga disa dëshmitarë të dëgjuar nga gazeta angleze, kishin të njëjtin objektiv, por funksiononin paralelisht. Ndërsa Cambridge Analytica kishte për detyrë të tërhiqte vëmendjen e mediave ndërkombëtare ndaj presidentit në largim nigerian, kompania e udhëhequr nga Hanan u ngarkua në vend të kësaj të kapte të dhëna komprometuese për të disfavorizuar sfiduesin Muhammadu Buhari.
Me atë rast, puna e Skuadrës Jorge do të kishte pasur sukses, ndër të tjera, të ndikonte në shtyrjen e votimit. E gjitha kjo falë përhapjes në rrjetet sociale të imazheve false që paraqesin disa gra të përjashtuara nga votimi. Skandali do të kishte ndihmuar në shtyrjen e zgjedhjeve. Thuhet, shpjeguar nga Guardian, se presidenti i atëhershëm Johathan ishte në dijeni të kësaj ndihme. Dhe thuhet se klienti i Hananit nuk ishte në të vërtetë ai. Megjithatë, ai operacion dështoi sepse zgjedhjet u fituan përfundimisht nga Buhari.
Ekipi Jorge do të kishte vepruar vitet e fundit në Afrikë, Amerikën Latine dhe në një masë më të vogël në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA. Mund të ketë ndikim në zgjedhjet në Senegal dhe në disa vende të Amerikës së Jugut.
Pse është i rëndësishëm hetimi i kryer në nivel ndërkombëtar?
Duket se ka ende shumë për të zbuluar dhe kushtëzimi, në disa histori të bëra nga vetë Hanani për gazetarët e improvizuar si klientë, është një domosdoshmëri. Por ajo që u zbulua është ende shumë e rëndësishme. Nëse, nga njëra anë, zbulimi i përpjekjeve për të ndërhyrë në debatet publike nëpërmjet hakerimit nuk është i ri, nga ana tjetër, megjithatë, e vërteta që ka dalë në sipërfaqe na lejon të prekim atë që ndodh në kontekste të ngjashme.
E thënë thjesht, aktivitetet e Skuadrës Jorge mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Nën sipërfaqen e asaj që është zbuluar deri tani, mund të fshihen jo vetëm aktivitete “të thjeshta” hakerimi, por aktivitete reale që synojnë “parapaketimin” e debateve publike dhe ndërhyrjen në fushatat elektorale.