Qeveria zviceriane kërkon konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç.
Qeveria zvicerane ka nisur procedurat me Gjykatën Administrative Federale për sekuestrimin e 140 milionë dollarë, pasi supozohet se kanë ardhur nga ‘burime të paligjshme’. Janukoviç u largua për në Rusi pasi u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 pas protestave masive në vend.
Zvicra tha se konfiskimi i aseteve zbatohet në rrethana të jashtëzakonshme. Asetet e Janukoviçit me bazë në Zvicër u ngrinë në vitin 2014 dhe Ukraina kishte kërkuar ndihmë për t’i rikuperuar ato.
Asetet “ishin objekt i procedimeve penale në Ukrainë dhe procedurave të ndihmës reciproke të nisura nga Ukraina”, tha qeveria zvicerane.
Kujtojmë që pak ditë më parë Zvicra refuzoi konfiskimin e aseteve ruse duke deklaruar se një veprim i tillë do të përmbyste rendin e ligjit. Zvicra njihet si një shtet neutral.