Opozita ka organizuar ditën e sotme (16 shkurt) protestën e radhës përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkohë në Parlament kanë mbërritur edhe deputetët e parë, mes tyre Enkeled Alibeaj dhe Jorida Tabaku.
I pyetur nga gazetari i Panorama TV, Kelment Baçi, nëse ka një koment për protestën e sotme, Alibeaj ka refuzuar të flasë duke u përgjigjur shkurtimisht “për çfarë”.
Ndërsa deputetja Jorida Tabaku, e cila mori pjesë edhe në tubimin e mbajtur më 11 shkurt tek Kryeministria, u shpreh: “Ju besoj nuk keni asnjë dyshim që unë protestoj kundër kësaj qeverie më shumë se kushdo”