Pas Tahirit, Dakos, Ahmetaj – Blendi Fevziu i bën “lavazh” kryeministrit Rama

Kushdo të sqarohet me publikun për akuzat ka një hapësirë televizive që shërben si lavatriçe për figurën. Është Tv Klan e Sandër Frangaj, posaçërisht Opinion i Blendi Fevziut ku hallexhinj, si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Arben Ahmetaj kanë provuar të tjetërsojnë realitetin faktik, përmes propagandës, mashtrimit dhe kujdesjes së gazetarit televiziv për tju lënë kohë të shpjegohen gjatë e gjërë, si ma do, pa pengesa të mëdha. Gjithçka vaj.

Edhe Edi Rama, njeriu më i pasur dhe më i pushtetshëm në vend, ka zgjedhur “lavatriçen” e tij për tu pastruar me kolonjë nga aktakuzat e FBI për mikun e tij, McGonigal dhe Agron Neza.

Përmendja 14 herë e Edi Ramës në aktakuzë kalohet me lehtësi nga gazetari që duket i papërgatitur të pyesë: pse sa herë McGoniigal del nga zyra e Edi Ramës nisin veprime në FBI kundër Lulzim Bashës, apo që zyra e tij jep informacione dhe paguan dëshmitarë kundër lideri të opozitës.

Çdo që zyra e KM paguan dëshmitarë të rremë për Lul Bashën? Apo nuk bëhet kjo pyetje.

Latest articles

Related articles