Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për ekstremistin Xherxh Laçi, i cili u arrestua pak muaj më parë, pasi mbante të ngujuar familjen.
Bëhet me dije se pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur për Laçin masën “mjekim i detyrushëm në spital.” Kujtojmë se Laçi kishte ngujuar familjen e tij për gjashtë vite me radhë në zonën e 5 Majit, në kryeqytet.
50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lejuar qe të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare.
Ndërkohë ai vetë dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.