Një vrasje ka ndodhur në mesnatën e 15 shkurtit në Francë ku një 34-vjeçar ka humbur jetën, sipas prokurorit publik, thojnë mediat vendase.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës. I dyshuari, një 30-vjeçar shqiptar me banim në të njëjtin banesë, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga policia.
Sipas elementeve të para të hetimit, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë, sipas medias franceinfo e cila ka marrë informacione nga një burim i afërt me hetimin.
Policia është lajmëruar nga fqinji i viktimës, bën të ditur i njëjti burim. Burri i arrestuar nga policia dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën në mesnatë, përpara se të bënte një video të trupit dhe t’ia dërgonte në aplikacionin Snapchat fqinjit. Ai ka njoftuar menjëherë policinë rreth orës 1 të mëngjesit të së mërkurës. Kur policia ndërhyri, fqinji ishte ende duke diskutuar me të dyshuarin që ndodhej në qytetin Couhé.
I dyshuari më pas është arrestuar pak pas orës 02:00 dhe është dërguar në paraburgim. Ai është i njohur për drejtësinë dhe banon në Francë në mënyrë të paligjshme. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit gjetën trupin e viktimës krejtësisht të zhveshur në vaskë, dhe me plagë të shumta me thikë. Në muret e banesës dukeshin gjurmë të shumta gjaku, ndërsa dyshemeja ishte pastruar.