Një efektiv Policie ka dhunuar një person në Pogradec. Bëhet me dije se oficeri i Policisë i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati.
Sipas “Euronws Albania”, skena është e filmuar nga kamerat e një banese aty pranë. Siç shihet edhe në pamje, efektivi Riza për arsye që ende mbeten të paqarta, ka goditur me shpulla të riun pas murit të pallatit.