Sekuestrohen 30 kallëpe tritol e granata dore në një banesë të braktisur në Vlorë

30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash, janë sekuestruar ditën e sotme në një banesë të braktisur në Vlorë .

Policia bën me dije se pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëviste me çantë në këtë lagje.

Sakaq vijohet puna për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Latest articles

Related articles