Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euroneës Albania se sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt me urdhër të SPAK ka për qëllim ta nxjerrë atë nga fshehja.
Sipas Litës, SPAK e konsideron të gjallë ish-bosin e lojërave të fatit dhe po i fshihet drejtësisë.
“Pasi kanë bastisur vilën në Fushë-Kuqe dhe vilën në Surrel, SPAK po tentojnë ta nxjerrin nga strofulla duke i prerë burimet financiare nga pasuritë e ndryshme që ka brenda Shqipërisë. Duke i prerë burimin e pasurisë familjes, ata do shtyjnë të kujdeset për mbijetësën e tyre.
Edhe pse nga policia nuk kemi një sqarim zyrtar nëse ka prova që është zhdukur, nuk është gjallë dhe çdo gjë tjetër të bën të dyshosh se ky individ i fshihet drejtësisë dhe për rrjedhojë të gjitha veprimet e SPAK e konsideron person të gjallë që i fshihet drejtësisë. SPAK ka dyshime të forta që Martinaj është gjallë”, tha Lita.