Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u lirua sot nga akuzat për dhënie ryshfeti dëshmitarëve për të gënjyer për natyrën e festave të tij me prostitute, sipas raportimeve të mediave.
Prokurorët kishin pretenduar se ai pagoi një prostitutë të mitur, Ruby, për marrëdhënie seksuale në festa, por u shpall i pafajshëm pasi nuk e ka ditur se ajo ishte 17 vjeçe në atë kohë, tha agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.
Ruby, emri i vërtetë i së cilës është Karima El-Mahroug, u lirua gjithashtu së bashku me 29 të pandehur, tha agjencia.
Avokati i Berlusconi-t, Federico Cecconi, ka thënë se “tani janë tre nga tre (gjyqet) dhe të gjithë të pafajshëm me formulën më të plotë!”.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani nga partia e Berlusconit “Forza Italia”, tha se partia përgëzon Berluscon-in “në këtë ditë të madhe për drejtësinë”.