Për shumicat e familjeve dasma është një ngjarje e veçantë e cila meriton që të festohet me personat më të rëndësishëm. Por nuk ka ndodhur kështu me një baba.
Djali i tij nuk e ftoi atë dhe të ëmën në dasmë pasi familja e nuses menduan se ata nuk ishin mjaftueshëm të mirë për të marrë pjesë. Në këtë mënyrë mamaja dhe babai u habitën dhe i ati planifikoi të shiste shtëpinë ku djali jetonte falas.
“Që në momentin që nuk na do në jetën e tij të re, duhet të dalë jashtë”, shkroi ai në website-n Reddit. Ai shpjegoi se së bashku me gruan i kishte blerë djalit një shtëpi kur ai shkoi në kolegj. Po ashtu theksoi se ata e kishin mbështetur financiarisht. Babai tregoi se kanë paguar taksa për pronën plus tarifat e mirëmbajtjes, ndërkohë që djali e përdorte pa asnjë lloj shpenzimi. Kjo marrëveshje funksionoi për vite me radhë, edhe kur djali u fejua, shkruan më tej The Mirror.
Problemet u krijuan kur dy të dashuruarit mblodhën familjet për t’u takuar së bashku. Babai i djalit ka shpjeguar se ndërsa familjet përgatiteshin për një barbekju gruaja dhe vajza e tij bashkë me djalin e të fejuarën u futën në shtëpi bashkë me familjen e krushqve. Por disa minuta më vonë vajza dhe gruaja dolën të mërzitur nga shtëpia.
Aty u ishte thënë se familja e të fejuarës nuk i donte në dasmë. Ai ka shpjeguar se krushqit kishin thënë se “ata nuk janë lloji i tyre i njerëzve”. Pas kësaj tregon se ka folur me djalin i cili ka pohuar se familja e gruas së tij mendonin se nuk ishin mjaftueshëm të mirë dhe do t’i turpëronin në dasmë dhe për këtë arsye nuk i ftoi.