Rama takohet me kryeministrin e Emirateve të Bashkuara, firmosin marrëveshjen e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është pritur nga Zv/Presidenti dhe njëkohësisht kryeministër, Mohamed bin Rasheed al Maktoum.

Gjatë këtij takimi zyrtar qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.

“Me ftesë të Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EB”,shkruan Rama në fotot që ka shpërndarë në Facebook.

Latest articles

Related articles