Deputeti Hoxha: PD duhet të protestojmë brenda vetes. Ne duhet të jemi bashkë në zgjedhje

Deputeti i PS Flamur Hoxha gjatë një interviste televizive tha se demokratët duhet të jenë të bashkuar mes njëri-tjetrit, njësoj si në parlamentaret e 25 prillit 2021 dhe të punojnë më fortë se atëhere për të pasur një rezultat më pozitiv.

Ai tha se ka qenë kundër ndarjes se PD dhe daljes me dy kandidatë në vendoret e 14 majit.

“Dje isha në seancë parlamentare. Nuk ka qenë as në protestën e ditës së shtunë. Ne në rradhë të parë duhet të protestojmë brenda vetes. Ne duhet të jemi bashkë si në zgjedhjet e 25 prillit dhe të bëjmë më shumë se atëhere.

Ne kemi bërë propozimin direkt . Që në fillimin e kësaj përplasje ne nuk e kemi kërkuar ndarjen dhe daljen me dy kandidatë.

Unë nuk mendoj që ne duhet të kemi mendësinë për të shkuar në një grup apo në një grup tjetër. Unë besoj tek një PD e bashkuar që mund të shkoj më larg dhe të dalë fituese në shumicën e bashkive të vendit”, tha Hoxha.

Latest articles

Related articles