Është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka, i dyshuar si koka e një grupi kriminal që urdhëroi dhe ekzekutoi planin për të vrarë ish-efektivin e policisë Santiago Malko.
Policia e Shtetit bën me dije se në bashkëpunim me kolegët belgë kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së Leonard Dukës, i cili fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit.
Ish-efektivi i Policisë, Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, uekzekutua natën e 27 gushtit, 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Pas krimit, polici shpalli në kërkim tetë persona të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Duka”; vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.
SPAK ka arritur të provojë përmes ADN-së lidhjen e personave kryesisht Blendi Tetës me vrasjen e Malkos. Ky i fundit u dënua nga Gjykata Speciale me 25 vite burg.