Dita e të dashuruarve është festë e bukur, të cilën çiftet e dashuruara me padurim e presin
Mirëpo, nëse jetoni në pjesë të ndryshme të vendit apo të botës, mbase kjo festë për ju nuk është edhe aq romantike. Por, kjo nuk është arsyeja që të mos e festoni!
Qe disa mënyra si ta shënoni Ditën e dashurisë edhe kur nuk jeni afër.
1. Festoni festën në ndonjë ditë tjetër
Nëse nuk mund të takoheni më 14 shkurt, mos u brengosni. Festën mund ta festoni në ndonjë ditë tjetër, kur ju përshtatet juve.
2. Bëjini një befasi një ditë para festës
Ai/Ajo mund të marrë një dhuratë (edhe simbolike) në 12 ose 13 shkurt. Një letër dashurie, një email i lezetshëm ose thjesht më shumë vëmendje se zakonisht për ta ndjerë që je aty.
3. Një paketë dhuratash
Kujdesuni vetë për gjithçka. Dërgoji një pako me ëmbëlsirat e tij të preferuara që i mungojnë, një pulovër me aromën tuaj, lule dhe sigurisht një pusullë të vogël. Gjithçka vjen pas kësaj do të jetë emocionuese.
4. Konsumoni një darkë përmes Zoom
Lini diku telefonin dhe kalojeni gjithë natën bashkë. Ndiqni procesin e gatimit të secilit, shtroni tryezën, mbushni gotat në të njëjtën kohë dhe uluni bashkë në tryezë. Ndoshta s’do t’ju shijojë aq shumë sa një darkë në restorant, por është një mënyrë e lezetshme kur jeni larg. Mundësisht porosisni të njëjtin ushqim.
5. Planifikoni një udhëtim
E kemi fjalën për udhëtimin e radhës, kur situata nga pandemia të jetë rregulluar. Flisni për çdo detaj dhe aktivitet që do të bëni atje. Shihni online hotelet, restorantet ku do të shkoni, muzeumet dhe çdo gjë tjetër.
6. Lëreni telefonin derisa t’ju zërë gjumi
Gjesti më romantik se çdo dhuratë e zakonshme Shën Valentini. Duke fjetur pranë njëri-tjetrit edhe pse në largësi, do të ndiheni shumë të afërt.