Indetifikohet viktima u gjet pranë përroit në Bërxullë

Mësohet identiteti i personit që u gjet i vdekur në përroin e Limuthit në Bërxullë. Burime për Faxnews bëjnë me dije se trupi i përket shtetasit Elton Tahiri, 48-vjeç.

Në shenjat e trupit nuk janë gjetur shenja dhune. Tahiri njihej si përdorues droge. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë mbidoza, ndërkohë që do jetë mjekësia ligjore që do dalë në përfundim lidhur me shkaqet e sakta të vdekjes së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles