Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se Danimarka i dha vendit të gjithë obusët “CAESAR”, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate në Twitter njoftoi për mbështetjen ushtarake që i është dhënë vendit.
“Danimarka i dorëzoi Ukrainës të gjithë obusët CAESAR. Mikja e vërtetë Danimarka, e di se lufta jonë është një luftë e Evropës”, thuhet në deklaratë.
Informacioni për numrin e obusëve të dorëzuar në Ukrainë nuk u bë i ditur.
Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Jakob Ellemann-Jensen në janar njoftoi se Ukrainës do t’i jepen 19 obusë “CAESAR” me origjinë franceze.