Berisha vjedh jo vetëm fotot e protestave të 2019, edhe votuesit e Bashës në 2021

Sali Berisha në një konferencë për mediat, vetëm pak orë para protestës, ka bërë thirrje për bashkim drejt revolucionit demokratik.

Por Sali Berisha që përdor fotot e protestës së 2019 për të treguar masivitet, po përdor edhe votat e Bashës në 2021, pasi vetë nuk mblodhi më shumë se 5 mijë vota preferenciale.

Deklarata e Sali Berishës:

Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët në datën 25 prill votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajtohen në Parlamentin shqiptar me praktika staliniste, kriminale të turpshme.

Latest articles

Related articles