Mister mbi qiellien e Amerikës dhe Kanadasë, jep urdhër për rrëzimin e një U.F.O


Nga Sebastian Zonja

Balonë kineze mbi Amerikë javën e shkuar. Kinezët thanë se ishte për kërkime shkencore, amerikanët thanë për spiunazh. Çështja u kthye në përplasje diplomatike mes dy superfuqive. Një tjetër balonë u shfaq në Amerikën Latine, por s’patëm të dhëna se ç’ndodhi tamam me të.

Këtë fundjavë amerikanët rrëzuan sërish dy objekte në hapësirë, në lartësi të madhe. Nuk ka asnjë informacion për to. Në media po thuhet thjesht UFO ( Unidentified Flying Object ). Një u rrëzua në Alaskë, dhe një tjetër në Kanada.
Amerikanët kanë nxjerrë nga hangari avionin më të përparuar që kanë, F22 Raptor.
Nuk ka asnjë informacion për çfarë objektesh po flasim. As rusët, as kinezët nuk kanë marrë ndonjë përgjegjësi, ndërsa amerikanët nuk kanë drejtuar gishtin askund, siç bënë më herët me balonat.

Ka dy mundësi:

Ose kinezët po tallen me mbrojtjen amerikane duke treguar se superfuqia mburret kot për sisteme mbrojtëse, siç u tallën rusët me sistemin antiraketor të NATO-s në Rumani, në fillim të luftës, kur sollën raketë në Kroaci.

Ose, me vërte gjërat janë tejet serioze, dhe ata që mund të kenë ndërtuar piramidat egjiptiane po na sjellin ndonjë mesazh.

Latest articles

Related articles