Fillojnë plaçkitjet pas tërmetit në Turqi

Autoritetet turke kanë arrestuar 48 persona për plaçkitje pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë, njoftuan mediat shtetërore.

Të dyshuarit u ndaluan në tetë provinca të ndryshme si pjesë e hetimeve për plaçkitjen pas tërmetit 7.8 ballë të së hënës që goditi rajonin, duke vrarë më shumë se 25,000 njerëz në Turqi dhe Siri, tha agjencia e lajmeve Anadolu.

Ndërkohë policia turke ka arrestuar 12 persona mbi ndërtesat e shembura në provincat juglindore të Gaziantep dhe Sanliurfa.

Ata që u dërguan në paraburgim përfshinin kontraktorë, tha agjencia e lajmeve DHA. Të paktën 6,000 ndërtesa u shembën pasi tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi rajonin, duke vrarë më shumë se 25,000 njerëz dhe duke shkaktuar zemërim për cilësinë e dobët të banesave.

Latest articles

Related articles