3 adoleshentë në Shkodër janë arrestuar pasi policia ka dokumentuar 53 vjedhjet e tyre gjatë vitit 2022 dhe janarit të 2023-shit.
Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.
Banorët kanë denoncuar vjedhje të motoçikletave, biçikletave dhe dyqaneve.
Po punohet gjithashtu dhe për disa ngjarje për të cilat të dëmtuarit nuk kanë bërë kallëzim pranë Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.