Sali-Meta po zhvillon një protestë poshtë zyrës së tij në Kryeministri, por Edi Rama duket se ka vendosur të bëjë “poça”. Literalisht. Ndërkohë që opozita kërkon largimin e tij nga detyra, Rama ka shkuar në studion e qeramistit Adrian Dule, dhe po punon mbi një projekt që këtij të fundit i ka shkuar pak keq. Në postimin e tij, Rama nuk e ka bërë me dije se ku ndodhet, por “oxhaku” edhe kësaj here e tradhëtoi, ndërkohë që shoku i tij, Dule i tregon dështimin me punimin, ku nuk i kursen as fjalët joetike.
Edi Rama pak kohë më parë
Por edhe pse bën sikur po punon, numri një i qeverisë tha edhe një mesazh të koduar për protestën duke u shprehur: Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart.
BISEDA MES TYRE:
Adrian Dula: Prit se edhe lëviz kjo dreq se nuk është fikse, lëviz poshtë. Ti nuk e ke idenë çfarë ndryshimi pësova unë kur më dhe ti idenë e bronzit, se kur i pashë të thyera në furrë jo u preva…po thashë vari lesht. Gjithë ajo punë, gjithë ai mund! Se kam shpjeguar akoma se çfarë dreqin pësoi. Kur më dhe idenë e brozit dhe më the bëjë kështu, thashë o zot bëftë hajër. Ku e ka gjithë atë tru.
Rama: Ta kam thënë…
Adrian Dule: Në fakt për hir të vërtetës, për çdo gjë që ka dalë nga furra e thyer, e ke gjetur një zgjidhje…
Rama: Ka një arsye që thyhet, të cilën nuk e dimë por duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart.
Videon e ka shpërndarë në Facebook-un e tij duke u hequr sikur ishte live me përshkrimin: Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re.