Myrto Uzuni po vazhdon të jetë i padiskutueshëm te Granada në këtë sezon të La Liga 2.
Sulmuesi beratas u bë protagonist edhe në ndeshjen ndaj Tenerifes teksa fitoi penallti në minutën e pestë të pjesës së parë.
Sigurisht nga pika e bardhë u shfaq vetë lojtari i kombëtares i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënoi për 1-0.
Uzuni goditi me siguri duke shmangur portierin kundërshtar ndërsa konfirmohet lider i Granadas.
Ai është lider edhe në renditjen e golashënuesve në kampionat teksa ky ndaj Tenerifes ishte goli i 16-të.