Është zyrtarizuar seanca e radhës në Kuvend. Bëhet me dije se do të zhvillohet të hënën më datë 13 shkurt, ora 17:00.
Ky konfirmim vjen pak orë pasi opozita njoftoi mbajtjen e protestës së radhës përpara këtij institucioni ditën e seancës.
Sakaq këtë të shtunë Partia Demokratike zhvilloi një protestë për rreth 2 orë përballë Kryeministrisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
NJOFTIMI
Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)