Basha mbulonte mjerimin e Tarafit të Berishës brenda PD


Nga Indrit Vokshi

A e kuptoni tani se pse Sali Berisha e ka dashur dhe e ka mbrojtur aq shumë Lulzim Bashën?

Sepse Lulzim Basha ishte maska perfekte e tij. Maska e interesave të tij dhe e veprimeve të tij. Tani që USA ia hoqi maskën, po bëhet çdo ditë më i bajatshëm, po venitet e po tretet ditë pas dite, po mpaket. Sot pati 50% më pak njerëz se me 7 korrik, të hënën do ketë 50% më pak se sot. Sepse protestat e tij nuk mbartin asnjë mesazh. Janë i njejti refren në 30 vjet; të njejtat fjalë e britma, nga i njejti person, në të njejtin shesh, 30 vjet rresht. Asnjë mesazh, asgjë. Po të ishte politikan vizonar, do të kishte kryer tranzicionin e vërtetë brenda të djathtës. Nuk e bëri sepse deshi ta mbajë peng, ta drejtojë edhe në mungesë.

Shqipëria ka mungesë të opozitës dhe opozitarizmit. Ka mungesë të një alternative qeverisëse e cila arrin të fitojë besimin e shqiptarëve dhe të ndryshojë qeverisjen. Me Berisha e Meta, opozita vetëm mbahet peng dhe shkon zvarrë. Bëhet thjesht pengesë në ingranazhet e opozitarizmit shqiptar. Na lë PS-në derë edhe për vite të tjera.

Latest articles

Related articles