Naim Gazidede ka lindur dhe jeton në Dibër në një familje antikomuniste dhe me tradita. Ai kandidon për bashkinë e Dibrës nën siglën e Partisë Demokratike, për të cilën ka kontribuar prej themelimit të saj.
Naimi ka studiuar dhe diplomuar në Fakultetin Histori-Gjeografi, Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër.
Për disa vite ka punuar si mësues dhe drejtor shkolle. Më pas ka studiuar për drejtësi në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës duke punuar si Gjyqtar ne Gjykatën Dibër.
Duke u angazhuar në politikë, ai ka qenë për 3 mandate Kryetar i Këshillit të Qarkut Dibër.
Naim Gazidede ka qenë Kryetar i PD-së Dega Dibër në vitet 1999-2006 dhe nga 2009-2014. Është rizgjedhur sërisht në vitin 2018 e vijon deri sot.
Naim Gazidede është djalë i Dibrës dhe me kandidimin e tij për Kryetar Bashkie synon që t’ja kthejë sërish dibranëve pushtetin lokal të vjedhur nga Rilindja.