“Kur zhduket gjyqi i ndërgjegjjes, shoqërisë i mbetet gjyqi ku kryeson gardiani” – thuhet pak a shume ne nje shprehje qe ma ka kapur syri diku. Ky status eshte per nje 23 vjecare e cila shpetoi nje jete, telefonoi policine se po e conte te demtuarin ne spital dhe ne perfundim policia e arrestoi . Prokuroria e hetoi dhe gjykata i ra cekicit
Para pak ditësh shkruajta për historinë e një të reje që u dënua mbasi në përpjekje për të shpëtuar një të aksidentuar , ajo përundoi e pandehur në gjykatë sepse u konstatua nga policia qe ajo po e priste te mberrinte , se po drejtonte automjetin pa dokumenta. Përballë një sërë rrethanash që nisin nga humanizmi dhe gadishmëria për të ndihmuar njerëz e për të mbështetur ligje, e reja u vu para akuzës. Mbasi u mendova gjatë , kam vendosur ta bëj publik emrin e kesaj vajze dhe historinë e dikujt si ne.
Që vendos të japë ndihmë madje ndonjëherë edhe duke e shkelur nje nen, duke mos marrë parasysh se cfarë rrezikon dhe cili është fundi.
E reja quhet Merita Losha.
Në datën 11 korrik 2022, shkruhet në aktet e prokurorisë së Tiranës Merita u referua nga policia rrugore për krimin më të pafalshëm , me shetesuesin, me shkaterruesin, me te patolerueshmin madje madje që e bën ligjin të jetë në formë betoni dhe të mos ketë asnje forme për njeriun e për të gjallët. Që të jemi të ftohtë sic është ligji me ne, procedimi penal mban numër 5211 , akuza drejtim automjeti në mënyrë të parregullt , parashikuar nga neni 291 Kodi Penal
Faktet e krimit që Merita ka kryer po i radhis fjale per fjale sic janë në dosje
‘ Më datë 11 korrik 2022 , shtetasja Merita Losha , me automjetin e saj me targa AB… ka cuar në Spitalin Ushtarak shtetasin Jani S. , i cili ka qenë i dëmtuar në një aksident automobilistik. Shtetasi Jani S. është rrëzuar me motorr dhe shtetasj Merita Losha ka njoftuar fillimisht policinë dhe më pas e ka marrë atë me mjetin e saj dhe e ka cuar në spital. Nga verifikimet e bëra nga policia ka rezultuar se shtetasja nuk kishte leje drejtimi. Në këto rrethana , shtetasja është arrestuar në fralgrancë ‘ shkruan prokurori
Në këto rrethana , Merita doli para gjykatës dhe unë e takova aty në sallë . Ishte me një buzëqeshje të ngrirë dhe përpara një vendimi fajësie. Merita është rasti i një gruaje që shpëton dikë, telefonon policinë për ngjarjen, e pret policinë derisa ajo mbërrin në spital . Dhe pastaj arrestohet . Dhe pastaj dënohet.
Rrofte ligji