“Boset” e trafikut në Tiranë, “kutia e pandorës”, zbardh kodet e drogës dhe dëshmitë, pamjet

Brikena Frakulli e cila u arrestua si drejtuese e një grupi kriminal i trafikut të drogave të forta në Tiranë, deklaroi në sallën e gjyqit se Artur Kristo, tjetër i arrestuar ishte punonjës në një fermë të saj. Por ndryshe rezulton roli i tij nga tp dhënat e dosjes hetimore, ku sipas organit të akuzës ai është bashkëjetuesi i 40-vjeçares. Policia vuri në ndjekje veprimet e Frakullit, përpara se ta vendoste në pranga, teksa nga banesa e saj në Baldushk, ishte nisur në shoqërinë e Izabela Banushit, drejt kryeqytetit me çantën e drogës me vete. Policia bën arrestimin e tyre në flagrancë, teksa paralelisht u krye kontrolli në banesën ku shkoi shtetasja Brikena Frakulli, në Njësinë Administrative Baldushk. “Gjatë kontrollit në këtë banesë, u gjet shtetasi Artur Kristo, bashkëjetuesi i shtetases Brikena Frakulli dhe gjatë kontrollit nëndhomën e gjumit në një sirtar u gjet 1 qese transparente me shinë brenda të cilës kishte 32 doza qese transparente të mbyllura me djegie, brenda të cilave kishte material pluhur të kuqërremtl të dyshuar si lëndë narkotike heroinë dhe një qese transparente brenda të cilës kishte material pluhur të kuqërremët të dyshuar si lëndë narkotike heroinë”, thuhet në dosjen hetimore.

Sasi të ndryshme droge u gjendën edhe në ambiente të tjera të banesës si një sasi kartëmonedhash euro të prerjeve të ndryshme të cilat pasi u numëruan rezultuan 83 000 euro. Ndërkohë shërbimet neutrualizuan pranë subjektit “Casa Italia” edhe shtetasen Hortenca Biçaku e cila dyshohet se ështëne përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe në vijim shoqëruan po si të dyshuar edhe shtetasin Klevi Banushi. Grupi kriminal përdorte edhe emërtesa për sasitë e drogës të ndara në doza gati për shitje, si mbishkrimin “OLSI”, “7V”, “ASTIR” apo mbishkrimin “10V” .

Në deklarimet e saj, Isabel Banushi thotë se më datë 03.02.2023, rreth orës 8 të mëngjesit kam shkuar në shkollë “Qatar Kolegj” pasi jam në klasë të tetë. Rreth orës 1 të drekës kam mbaruar shkollën dhe shkova në shtëpi më pas më shkruajti mami im Brikena që do dalim për shoping. Rreth orës 3 e gjysem të drekës dola me mamin dhe shkuam te kisha katolike, me motor. Mua me ndaloi te stacioni i autobusit, më dha një çantë dhe më tha të prisja aty sa të merrte leket. Më pas erdhi mami së bashku me një çun dhe aty erdhi policia na kapi dhe mënshoqëruan në polici.” Pyetjes se a kishte dijeni se ëfarë kishte në çantë Isabel iu përgjigj me jo.

Sergej Bicaku deklaroi se: “Unë do të deklaroj gjithçka di dhe nuk dua të përfitoj nga e drejta që të mos jap deklarime. Unë kam qenë në kursin për ushtar në Bonavi në Vlorë dhe me datë 03.02.2022, rreth or/s katër e ca kam ardhur nga Vlora dhe kam ndaluar tek terminali tek kthesa e Kamzës. Nëna ime Hortenca kishte dalë për të më pritur dhe sapo e takova na erdhën disa punonjës policie dhe më shoqëruan së bashku me nënën Hortencën.” Pyetjes: “Deklarues, a keni dijeni nëse nëna juaj është implikuar në aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike? iu përgjigj Une e di se nëna ime përdor lëndë narkotike heroinë prej shume vitesh por nuk kam dijeni se ajo merret me shitje dhe nuk e besoj këtë gjë.”

Artur Kristo i cili deklaroi se: “Unë dua të them se nuk kam lidhje me sendet e gjetura në banesën ku unë jetoj me të dashurën time Brikena Frakulli. Unë nuk kam asnjë lloj dijenie për to. Shpjegime të tjera do të jap në një fazë tjetër të hetimeve pasi jam i rënduar psikologjikisht dhe as vetë nuk e di pse jam ketu.”

Hortensa Biçaku deklaroi se: Pyetjes: “Deklaruese, a e njihni shtetasen Brikena Frakulli dhe a keni bashkëpunuar me të në aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike ?” Iu pergjigj “Unë e njoh por nuk kam shitur lëndë narkotike me të dhe nuk kam dijeni nëse merret me shitje të lëndëve narkotike. Unë nuk kam shitur lëndë narkotike por vetë blej kur kam lekë dhe kur gjej lëndë narkotike heroinë pasi jam përdoruese e saj prej rreth 25 vitesh. Unë jam e rregjistuar dhe tek metadoni qendra aksion plus në rrugën e Elbasanit, Tiranë. Unë nuk kam lidhje me shitjen e lëndëve narkotike siç ju thashë dhe me lart. Nuk kam gjë tjetër për të deklaruar.”

Brikena Frakulli deklaroi: “Unë jam e tronditur psikologjikisht për këtë gjë që ka ndodhur dhe për faktin që nuk e di ku e kam djalin tim të vogël katër vjeç pasi jam e divorcuar dhe djali është në ngarkimin tim dhe nuk dua të jap shpjegime në këtë fazë të hetimit”

Kiest Banushi deklaroi: “Unë nuk e kam ditur se çfarë ka pasur nëna ime Brikena nëpër qese dhe për momentin nuk kam gjë tjetër për të deklaruar, ndonjë sqarim me të hollësishëm nëse do të duhet do të jap në një moment të dytë”.

Latest articles

Related articles