13 shkurti Ditë Zie Kombëtare! Shqipëria solidarizohet me Turqinë


E hëna e 13 shkurtit do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili thotë se vendi ynë solidarizohet me Turqinë për tërmetin tragjik që goditi vendin dhe mijëra viktima që janë shkaktuar deri tani.

Flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë dhe qytetarët do të mund të ndezin qirinj për viktimat e tërmetit, sipas dëshirës dhe mundësisë, shkruan Rama.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Latest articles

Related articles