Toyota Corolla, një model global i krijuar në tregjet evropiane, aziatike dhe amerikane, shiti 1.12 milion njësi gjatë vitit 2022.
Kështu, kjo veturë më e shitur në botë konfirmoi edhe një herë popullaritetin e saj sipas listës së bazuar në numrin e veturave të regjistruara, të përgatitur nga fokus2move.com.
Pozicioni i dytë i veturës më të njohur në botë i takoi modelit RAV 4 të Toyota-s.
Deri më tani 871,400 modele RAV4 iu janë dorëzuar klientëve të markës së veturës.
Ndër dhjetë modelet më të mira është Toyota Camry, në vendin e dhjetë.
Edhe pse projektuar kryesisht për tregun amerikan janë shitur 677 mijë njësi.