“Tirona Karate”, Basha ndan foto nga palestra e re: Murat Basha u ka hapur dyert atyre që dëshirojnë të ndjekin këtë sport

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me Murat Bashën dhe kampionin Bekim Basha kanë vizituar Palestrën e re të “Tirona Karate”.

Basha në një postim në rrjetet sociale shkruan se është i lumtur që ka një ambjent sportiv të nivelit bashkëkohor ku do të stërviten dy ekipe të moshave për djem dhe vajza.

Ai ndër të tjera thotë se Murat Basha ka hapur dyert për t’u stërvitur, të gjithë ata ose ato që dëshirojnë të ndjekin këtë sport.

“Kënaqësi që të vizitoj me mikun tim Murat Basha dhe kampionin Bekim Basha, Palestrën e re të “Tirona Karate”.

Më vjen shumë mirë, që më në fund kemi një ambjent sportiv të nivelit bashkëkohor ku do të stërviten dy ekipe të moshave për djem dhe vajza. Zemra e madhe e Murat Bashës u ka hapur dyert për t’u stërvitur, të gjithë ata ose ato që dëshirojnë të ndjekin këtë sport.

Sa më shumë ambjente të tilla, më shumë të rinj do të merren me sport, që na garanton një rini dhe jetë më të shëndetshme” shkruan Basha.

Latest articles

Related articles