Një tërmet me magnitudë 3.5 është regjistruar të merkuren ne mbremje vone ne Itali.
Epiqendra e termetit me thelesi 8 km, i cili ra ne oren 21:41 ka qene në Siena .
Lekundjet ndonese pa deme serioze,shkaktuan panik dhe shume qytetare dolën në rrugë .
Të paktën pesë lëkundje të tjera u regjistruan në minutat në vijim, me magnitudë nga 2.0 në 2.7.
Në Siena, shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të enjten të mbyllura, sipas kryebashkiakut Luigi De Mossi, duke shpjeguar se vendimi është marrë “edhe për të lejuar vlerësimet e strukturave arsimore”.
Torre del Mangia në Piazza del Campo gjithashtu mbetet i mbyllur. Bashkia sqaron se masa është marrë për të përfunduar të gjitha kontrollet, por për momentin nuk ka pasur dëmtime në strukturë.