Një foto që flet shumë

Ditën e sotme Volodimir Zelenski vizitoi Brukselin dhe ndër të tjera takoi dhe presidenten e KE-së, Roberta Metsola. Fotoja e tyre ishte domethënëse për shqiptarët e këndej dhe përtej kufirit, një portret i Rugovës qëndronte në murin e godinës në krah të figurave të tjera të shquara të globit.
Një sy i mprehtë do të kishte menduar se ashtu si Rugova në atë standart duhet të kishte qenë dhe lideri i demokracisë shqiptare në vitin e largët 1992. Mirëpo lideri i forcës së parë demokratike pas 5 dekadave diktaturë, Sali Berisha, zgjodhi rrugën që të mos jetonte si një politikan i paqshëm me historinë dhe politikën.
Në moshën thuajse 80 vjeçare, Sali Berisha, ka ndërmarrë një luftë të ethshme nga paudhësitë e tij si politikan. Një dosje përvëluese si ajo e Gërdecit është hapur dhe po hetohet në dy fronte ndërkohë që njolla e tij si politikan është zgjeruar duke e shpallur atë nongrata në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndjekësit e tij si deputetë vazhdojnë të postojnë fotot nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, duke dashur të bindin demokratët se Berisha do ta heqë nongratën, ndërkohë që sanksionet vazhdojnë të godasin familjen Berisha.
Fatkeqësia është se demokratët e dëshironin Berishën njësoj si Rugova, një burrë të mençur që nuk do t’i jepej qejfeve të një pushteti të shthurur. Dëshira e demokratëve ka qenë dhe është që të kishin një Sali Berisha stoik, që si një Doktor i vërtetë të mos ishte i përlyer në mafian, krimin dhe korrupsionin. Por, kjo është thjesht ëndrra e demokratëve dhe jo e vërteta e Sali Berishës.
Prandaj dhe ai do t’i mungojë, me shumë të drejtë, palmaresit të politikanit vendimtar të shekullit të shkuar. Natyrisht, do jetë një politikan me peshë njësoj siç kanë qenë dhe një pjesë e mirë e atyre që i ka shërbyer si Doktor në Bllokun e vilave të Byrosë Politike. Por, ai për asnjë moment nuk do të jetë njeriu i palmareve.
+

Latest articles

Related articles