Ilir Metaj me Agron Nezën dhe me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini. Dy personazhe të përfshirë në komplotin kundër Bashës

Emisioni i TCH Top Story ka publikuar foton e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj me Agron Nezën dhe me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini. Fotoja është bërë në vitin 2013 në restorantin “Sofra e Ariut” në Tiranë.

Kjo foto rrëzon përfundimisht pretendimet e opozitës që nuk kishte njohje me shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Dhe në veçanti kjo foto rrëzon deklaratat e Ilir Metës që e njihte ish-Sigurimsin, Agron Nezën, përmes vëllait të tij të ndjerë.

Ky i fundit është kthyer në një kalë beteje nga opozita për shkak të njohjes së tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, si burim konfidencial për hapjen e çështjes ndaj Nick Muzin-Basha, në SHBA, pas marrjes së informacioneve nga zyra e KM.

Interesant është edhe fakti që darka është organizuar pak kohë pasi është prishur koalicioni qeveritar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe më pas kreu aktual i Partisë së Lirisë kaloi në aleancë me Edi Ramën.

Në atë kohë, Mark Rossini dhe Charles McGonigal, në bashkëpunim me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj që në dosje është ‘Personi A’ dhe Shefqet Dizdarin kishin hapur një studio ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’ në Shqipëri.

Ndërkohë, Sali Berisha ka akuzuar disa herë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe ortaku i tij Mark Rossini janë angazhuar në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Por tashmë rezulton se aleati i tij, Ilir Meta ka njohje me Rossinin. Në këtë pikë, ose akuzat e Berishës janë thjesht propagandë, ose edhe Meta ka punuar për asgjësimin e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, një personazh tjetër kontrovers në këtë foto është edhe biznesmeni kinez Patrick Ho që është në foto përballë Metës.

Biznesmeni kinez u dënua me tre vite burg në dhjetor të 2018 nga një gjykate amerikane në New York. Ai u dënua për ryshfet ndërkombëtar dhe pastrim parash për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe për të korruptuar zyrtarët e lartë të Çadit dhe Ugandës në këmbim të avantazheve për CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”).

Tashmë duhet të presim se çfarë justifikimi do të japë pas kësaj fotoje Ilir Meta.

Latest articles

Related articles