Gjendet i vd*kur 34-vjeçari, punonjës në Bashkinë e Fierit

Një 34-vjeçar, punonjës në Bashkinë Fier ka humbur jetën këtë të mërkurë.

Trupi i tij u gjet rreth orës 17:30 në fshatin Mbyet, ndërsa ai vetë është banues në Kreshpan.

Policia bën me dije se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Latest articles

Related articles