Një 34-vjeçar, punonjës në Bashkinë Fier ka humbur jetën këtë të mërkurë.
Trupi i tij u gjet rreth orës 17:30 në fshatin Mbyet, ndërsa ai vetë është banues në Kreshpan.
Policia bën me dije se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.