Dalja e Amosit nga shtëpia tronditi Oltën e cila nuk e priste të ndodhte kjo gjë .
Në një bisedë me Bledin dhe Kristin ajo tha se Amosi bëri gabim që nuk shkoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës. Sipas saj ishte Dea Mishel që e manipuloi dhe nuk e la të shkonte në dasmë. Kjo gjë e penalizoi Amosin.
Olta tha se Amos ishte i dobët karshi saj.
Olta: Ajo tentoi dhe me mua. Me tha mos të shkoja.
Kristi: Unë shkova në mënyrë intuitive, më pëlqeu shumë fakti që isha aty dhe bëra rolin e priftit, më shkonte shumë. Qesha dhe e shijova shumë.
Olta: Amosi donte të vinte, u vesh u bë gati. Më pas i doli Dea përpara dhe u ndërrua komplet ngjarja.