Siguria kibernetike – Yuri Kim: Sulmi i Iranit ishte dashakeq! Mbështesim Shqipërinë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka siguruar se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë për mbrojtjen kibernetike, dhe se ndihma prej 50 milionë dollarësh që shkojnë në këtë sektor, janë vetëm fillimi.

Kim u shpreh se SHBA do punojë krah për krah me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje efektive kibernetike ndaj kërcënimeve të ardhshme. Kim e konsideroi sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, si një kërcënim për popullin shqiptar.

“Sulmet kibernetike të Iranit, ishin dashakeqe dhe janë një kërcënim për popullin shqiptar. SHBA-të nuk do hezitojnë t’i përgjigjen me forcë aktorëve keqdashës kibernetikë kur veprimet e tyre kërcënojnë SHBA-të ose aleatët. Menjëherë pas sulmit të korrikut, SHBA-të ndërmorën veprime për të mbështetur shqipërinë. Sekretari i shtetit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, i përcollën Ramës mbështetjen tonë dhe Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër sulmin e Iranit dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë. Departamenti i Thesarit të SHBA-ve, njoftoi sanksione domethënëse ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, përfshi Ministrin e Inteligjencës.

Duke filluar nga muaji korrik, SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të aftë të sigurisë kibernetike për të punuar së bashku me homologët shqiptarë. Për të analizuar, identifikuar dobësitë dhe kërcënimet ekzistuese dhe të mundshme, si dhe për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë, ndaj kërcënimeve të ardhshme. Ambasadori ynë i ri për hapësirën kibernetike dhe politikën dixhitale, erdhi në Shqipëri dhe ndihmoi në bashkërendimin e reagimit të përbashkët ndaj sulmeve të Iranit dhe asistencës për sigurinë kibenertike të Shqipërisë.

Dy javë më parë, Ministri Peleshi diskutoi përgjigjen tonë të përbashkët për sigurinë kibernetike me sekretaren e mbrotjes së SHBA dhe drejtuesin e komandës kibernetike të SHBA. SHBA kanë punuar krah Shqipërisë për një përgjigje të gjerë ndërkombëtare, duke filluar me aleatët e NATO-s, dhe partnerë të tjerë të ngushtë për të dënuar sulmin e Iranit dhe për të shprehur mbështetje për Shqipërinë dhe për të sjellë veprime konkrete. Ju nuk jeni vetëm në të qenit të synuar për sulm kibernetike dhe në këtë përgjigje. SHBA dhe Shqipëria duhet të identifikojnë mbrojtjen tonë kolektive kundër sulmeve kibernetike dhe reagimin ndaj tyre.

Ndihma jonë kibernetike arrin në 50 milionë USD në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.  Ne kemi qenë duke punuar bashkë në sektorin e mbrotjes me 25 mln usd mbështetje. Ky është fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj.  Do bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ju të mbroni veten”, tha Kim.

Latest articles

Related articles