Pse Sali Berisha ëndërron të jetë Lulzim Basha!

Që prej zbulimit të investimit personal të Edi Ramës dhe njerëzve të tij për të groposur emrin e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike në SHBA, Sali Berisha ka pasur një pasion të madh që të ishte në krah të ish benjaminit të tij Basha. Një pasion që rrjedh nga shansi i humbur i një njeriu që tanimë është aq i parëndësishëm sa që askush nuk merret më me të politikisht.

Në mungesë të mundësisë për të ndërruar emrin në gjendje civile, siç bëri me ditëlindjen, Berisha ka nisur implementimin e taktikës tjetër. Përvetësimin e viktimës. Ai po i tregon demokratëve dhe shqiptarëve një tjetër mashtrim që tregon se në fakt Rama ka lobuar kundër Sali Berishës dhe jo kundër Lulzim Bashës. Me këtë ai po e tjetërson historinë duke retushuar emrni e Bashës dhe duke vendosur emrin e tij. Po përse kjo vjedhje e identitetit nga Berisha?

Korruptimi prej 225 mijë dollarësh që McGonigal ka marrë nga Rama, pa folur për favore të tjera në fusaht e naftës për miqtë e tij rus, e kanë shndërruar Bashën nga një njeri pa vlerë politike në një politikan të mirë. Të paktën rama iu desh të paguante çerek milioni dollarë për ta hequr qafe në SHBA, apo aty afër, dhe kjo është një histori që Berisha ëndërron ta ketë.

Ai u thotë ndjekësve të tij që Edi Rama dhe Delina Fico kanë lobuar kundër tij, kjo është ëndrra e Berishës që befas bëhet realitet për armikun e tij. Kjo është njësoj si historia e dikujt që ëndërron një shtëpi të bukur dhe të madhe por ajo shtëpi i shkon mikut të tij që ai e bën armik për t’ia vjedhur shtëpinë. Pikërisht kjo dramë edhe tragjedi balzakiane i ka rënë për pjesë Sali Berishës prandaj ka vendosur t’i vjedhë identitetin e tij Lulzim Bashës për të qenë Berisha viktima dhe jo pasardhësi i tij.

Me këtë akt ai mendon të prodhojë një simpati dhe empati tek qytetarët, paramendon se njerëzit do të njehsohen dhe do pranojnë se në fakt Berishës ia ka bërë Delina Fico që komandon SHBA. Por sa mund të zgjasin gënjeshtrat e një politikani që kërkon të rishpikë veten pasi shqiptarët e kanë larguar me 1 milion vota në 2013?! Jo shumë! Jo për gjatë!

Latest articles

Related articles