Lita: Ish-partnerja e Mcgonigal është analiste sigurie, ka punuar për DEA


Gazetari Lavdrim Lita komentoi intervistën e ish-të dashurës së Charles McGonigal, Allison Guerriero, e cila foli për emisionin “Review” në Euronews Albania.

Lita theksoi se miqësia e kreut të qeverisë shqiptare me McGonigal ka qenë e vërtetë. Sipas Litës; partnerja e McGonigal është analiste sigurie për agjencitë federale, dhe jo njeri i thjeshtë. Ajo ka instikte profesionale dhe e di çfarë ka thënë për FBI. Në fotot e saj ajo shfaqet me kapele të DEA dhe trajnuese e policisë së Nju Jork.

“Miqësia mes Ramës e McGonigal ka qenë e vërtetë. Është e çuditshme se si Rama ka pasur në përdorim aplikacionin KAS SAT (kompania Viasat) sepse është në përdorim vetëm në përdorim të inteligjencës shqiptare dhe jo të zyrës së kryeministrit. Në SHBA hetimet nuk janë mbyllur, hetimet kanë vazhduar nga 2019 deri ditën që është arrestuar. Takimet e Ramës me Agron Nezën, fillojnë nga data 9 shtator në 2017.

Pak ditë përpara shkrimit të BIRN, McGonigal ka dëshmi të personave që kanë qenë nëpër darka e dreka që ai nga data 16 deri më datë 24 ka qëndruar në Tiranë me një agjendë të plotë takimesh me deputetë. Ka qenë vetë McGonigal që me datën 26 shkurt të hapë çështjen e lobimit duke marrë Agron Nezën si dëshmitar i çështjes kundër lobistit Nick Muzin,  për rrjedhojë LulzimBashës. Thuhet që Agron Neza ka shërbyer si burim konfidencial ”- deklaroi Lita.

Latest articles

Related articles