Kristi tenton të bindë Nitën të bashkohet me grupin e tij(Video)


Nita dhe Diola të cilat u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother disa ditë pas nisjes së tij, që prej ditës së parë, kanë qëndruar të mënjanuara nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Në një kohë kur të gjithë banorët janë pozicionuar në dy grupe, në atë të Oltës dhe të Luizit, Nita dhe Diola kanë zgjedhur të luajnë vetëm.

Grupi i Luizit në krahasim me tjetrin, është më i “vakët”, ku pjesë e saj kanë mbetur vetëm Armaldo, Valbona dhe Kiara. Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë, duke nisur nga Amos e deri tek Kristi, janë “rreshtur” krah Oltës.

Në një situatë të tillë, ku loja çdo ditë e më shumë bëhet edhe më e fortë, Kristi është përpjekur t’i mbushë mendjen Nitës që t’i bashkohet grupit të tyre. Në mënyrë të tillë që Luizi të përballet “i vetëm” me grupin e Oltës, gjë që sipas Kristit kjo do e dobësojë atë.

Ai po i kërkonte Nitës të bashkohej me grupin e Oltës, pasi të qëndruarit vetëm nuk është në favor të saj. Sipas Kristit, duhet të jesh lojtar shumë i fortë që të qëndrosh në mesin e të dyja grupeve.

Latest articles

Related articles