Shqipëria solidarizohet me Turqinë, ekip shpëtimi drejt zonave të prekura nga tërmeti

Shqipëria do të dërgojë një ekip shpëtimi drejt zonave të prekura nga tërmeti tragjik në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në twitter, ku shpreh ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti I fuqishëm në Turqi

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi” -shkruan Rama.

Latest articles

Related articles