Godet sërish “Miss Inteligjenca” Dea Mishel: Luizi më ka frikë(Video)


Dea Mishel ka habitur sërish me deklaratat e fundit. Pas nominimit që largoi Efin nga Big Brother Vip, Dea Mishel ka nisur t’i pëlqejë vetja duke u vetëkonsideruar si një “lojtare të fortë”, të cilën edhe Luizi e ka frikë.

Duke diskutuar me banorët, Dea u shpreh se Luizi e ka frikë, pasi e di që nuk do të arrijë ta nxjerrë Dean nga vetja. Sipas Deas, e vetmja strategji e Luizit, është t’i nxjerrë njerëzit nga vetja.

“Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ai e humbi fare dje me mua, fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”, tha Dea.

Latest articles

Related articles