Ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania nisen për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit

Ekipet e shpëtimit nga Holanda dhe Rumania tashmë janë në rrugën drejt Turqisë për të ndihmuar pas “tërmetit shkatërrues”, njoftoi sot komisioneri i Bashkimit Evropian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç.
“Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së po koordinon dërgimin e ekipeve të shpëtimit nga Evropa”, shkroi Lenarçiç në Twitter.

“Ekipet nga Holanda dhe Rumania tashmë janë në rrugë”, shtoi ai, duke shprehur solidaritetin me Turqinë “pas tërmetit shkatërrues”.

Të paktën 284 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.320 të tjerë u plagosën pas tërmetit të fuqishëm që goditi juglindjen e Türkiye-s mëngjesin e sotëm, sipas agjencisë së vendit për menaxhimin e fatkeqësive.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, i cili goditi në orën 4:17 të mëngjesit sipas kohës lokale, epiqendra e të cilit ishte në qarkun Pazarcik në provincën jugore Kahramanmaraş të Turqisë.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Latest articles

Related articles