“Bllokuan foltoren dhe fyen kryetaren e Kuvendit”, PS kërkon 10 ditë përjashtim për

PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend.

Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në këtë kërkesë, depozituar ne Kryesine e Kuvendit thuhet se keta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Kujtojmë se pak ditë më parë Kuvendi përjashtoi me 10 ditë kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Belind Këlliçin, Flamur Nokën, Edmond Spahon dhe Edi Palokën.

Latest articles

Related articles