Zjarr në një pallat në Tiranë,në rrugën “Asim Vokshi”

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë, në rrugën “Asim Vokshi”.

Policia bën me dije se ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles