Veliaj heq emrin e rrugës “Ibrahim Rugova” – Reagon Jorida Tabaku: Ka hall elektoral, do prodhojë dëshmorë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një denonicim, ku thotë se është hequr emri “Ibrahim Rugava” rrugës në kryeqytet.

Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është hequr emri i rrugës Ibrahim Rugova që ishte nga Banka e Shqipërisë deri te në hyrje të Liqenit Artificial.=, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj një ditë më parë ka vendosur që rruga nga Banka e Shqipërisë deri te lumi i Lanës, tashmë të marrë emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Deputetja shkruan se nuk mund të ndërrohen emrat për nevojat elektorale.

Nga Jorida Tabaku

Në 17 shkurt 2012 Tirana inaguroi rrugën Ibrahim Rugova në aksin Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial. Qe nder dhe privilegj për Tiranën dhe tiransit që një figurë e çmuar dhe me rëndësi për kombin tonë të kishte atë emër në atë vend. Vendimi u mor pas një kërkese që familja e Ibrahim Rugovës na drejtoi ne si bashki dhe Këshilli Bashkiak e nderoi qytetin e Tiranës me një patriot, arkitektin e Kosovës së Lirë.

Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh.

Nëse kryebashkiaku Veliaj, që Tiranën e ka shpërfytyruar më shumë se sa kushdo, do të dëshironte realisht të emërtonte një rrugë me dëshmorë: le të vendosë emrat e atyre që u vranë nga komunistët nga 16 tetori 1944 deri në 16 nëntor 1944. Shumica e tyre ishin nacionalistë që u vranë pa gjyq sepse e donin Kosovën.
Kjo po do qe realisht një emërtim përfaqësues dhe simbolik me Tiranën që në vend të xhamisë së Sulejman pashës përfundoi me Partizanin e Panjohur.
Ky qytet i përket qytetarëve dhe po aq historisë së tyre jo nevojave elektorale të një kryebashkiaku që po ndyen edhe historinë e qytetit!

Latest articles

Related articles