Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Ish-udhëheqësi, i cili mbajti postin e Presidentit midis 2001 dhe 2008, vdiq në Dubai për shkak të një sëmundje.
Ai u ka mbijetuar tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis militantë islamistëve dhe Perëndimit.
Ish-gjenerali mbështeti “luftën kundër terrorit” të SHBA-së pas 11 shtatorit, pavarësisht kundërshteve të brendshme.
Në vitin 2008 ai pësoi disfatë në votime dhe u largua nga vendi gjashtë muaj më vonë.
Kur u rikthye në vend në vitin 2013 në përpjekje për të garuar në zgjedhje, ai u arrestua dhe u ndalua të kandidojë.
Pervez Musharraf u akuzua për tradhti të lartë dhe u dënua me vdekje, por vendimi u rrëzua më pak se një muaj më vonë.
Ish-Presidenti u largua nga Pakistani për në Dubai në vitin 2016 për të trajtim mjekësor dhe që nga ajo kohë ka jetuar në mërgim.