Misteri i vizitës 2 ditore të Gjykatësit Federal në Tiranë. Ish-zyrtari i lartë i Shërbimit Informativ shoqëroi McGonigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në arenë gjyqesh të çështjeve dhe fijëzave politike-ekonomike-spiunazhi që tani kaluan oqeanin dhe nga SHBA erdhën në Tiranë e nga Tirana vajtën në New York, Washington e gjetkë.

Rasti i fundit i bërë publik është ai i ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI). Aktakuza kundër ish-agjentit tregon se ai ka pasur lidhje të dyshimta biznesi me politikanë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Jo vetëm kaq, por ka lobuar për të hequr “njollat e zeza” të biznesmenëve apo oligarkëve si në Shqipëri dhe në Kosovë.

Prokurorët kanë thënë se ish-agjenti ka punuar për oligarkun rus, Oleg Deripaska, dhe përmes një kompanie ligjore kanalizoi marrjen e dhjetëra mijërave dollarë.

McGonigal akuzohet se ka pranuar 225.000 dollarë para të gatshme nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare. Por me sa duket nuk është vetëm kjo çështje që e lidh drejtësinë amerikane me personazhe shqiptare.

Le t’i marrim disa ngjarje, sipas një rendi kronologjik, e duke i bashkuar pjesëzat përpiqemi të hedhim dritë pak më shumë.

Në fund tetori 2021 dhe fund janari 2022 një ish-zyrtar i shërbimit informativ të shtetit udhëton drejt SHBA.

Gusht 2022; nga Athina vjen për një “vizitë” 2 ditore në Tiranë gjykatësi federal Frederic Block i cili gjykon klanin “Sinaloa”.

Ky fluturim “express” ngre pikëpyetje nëse hetimet e nisura ndaj lidhjeve shqiptare të Mc Gonigal kanë lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta më çështjen që “Sinaloa” është duke u gjykuar dhe hetuar njëkohësisht.

Edhe pse ndoshta do të mbesë edhe për pak kohë pa përgjigje, është shumë me interes të dihet nëse vizita e gjykatësit federal F.Block që gjykon “Sinaloan”, ka lidhje me rastin Charles Mcgonigal dhe mbi të gjitha, kush është ish-zyrtari i Shërbimit Informativ që shoqëroi gjykatësin në vizitën dy ditore në Tiranë.
Nga Elio Laze

Latest articles

Related articles